Autori i vrasjes së gjyqtarit kishte konflikte me 31 familje

Pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kanë shpërthyer reagimet nga 31 familje të vendosura në ish-Shkollën e Rezervave në Shkodër, të cilat kanë shprehur ngushëllime ndaj familjes së gjyqtarit.

Këto familje kanë theksuar se familja Shkambi nuk ka dokumentacion të ligjshëm për pronësinë e ndërtesës ku ato banojnë, duke i akuzuar për falsifikime në procesin gjyqësor. Konflikti mes këtyre familjeve dhe autorit të krimit, Elvis Shkëmbi, ka zgjatur prej vitesh.

Seanca e fundit gjyqësore u zhvillua në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku gjyqtari Kalaja vendosi në favor të familjeve të strehuara. Pas vendimit, 30-vjeçari Shkëmbi kreu aktin fatal, duke qëlluar gjyqtarin dhe të tjerë të pranishëm në sallë.

Pas arrestimit, ai pranoi se veprimet e tij ishin të motivuara nga vendimi gjyqësor kundër familjes së tij. Ky konflikt i gjatë e ka zanafillën që nga viti 1992, kur familjet e prekura filluan të jetojnë në ndërtesën në fjalë, e cila ishte pronë shtetërore.

Procesi gjyqësor për pronësinë filloi në vitin 2012, por vendimi përfundimtar u mor vetëm së fundmi në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *