Ministria e Infrastrukturës ka deklaruar se janë të gatshëm për të menaxhuar situatën pas reshjeve të shiut.
Ushtruesi i detyrës së ministrit, Hysen Durmishi, njoftoi se ekipet e mirëmbajtjes janë në veprim që nga mbrëmë për të përmirësuar kushtet e rrugëve të prekura nga shiu. Ai theksoi se ndërhyrjet janë duke u kryer kudo që janë të nevojshme për të siguruar qarkullim të sigurt.
Durmishi gjithashtu kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve, duke i bërë thirrje që të ngasin automjetet me kujdes dhe t’i përshtaten kushteve të rrugës. “Ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar,” u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e sigurisë në rrugë gjatë kushteve të vështira atmosferike.

Leave a Reply