Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur për publikun se është konstatuar prania e lartë e Acrylamide në një produkt kafeje të bluar që importohet nga Kosova.
Alarmimi është bërë përmes sistemit të njoftimit të shpejtë RASFF, duke theksuar se substanca është gjetur në kafenë “Caffe Monaco” prej 400 gramësh të kompanisë DEVOLLI Corporation. Agjencia, së bashku me institucionet përkatëse, po ndërmerr masat e nevojshme sipas legjislacionit të vendit.
Acrylamide është një përbërës kimik që formohet natyrshëm gjatë gatimit të ushqimeve, veçanërisht kur ato janë pjekur ose skuqur në temperatura të larta. Kjo substancë është konsideruar si një kancerogjen i mundshëm për njerëzit dhe lidhet me rreziqe të tjera shëndetësore, siç janë efektet negative në sistemin nervor.
Kafeja është një nga burimet ku Acrylamide mund të formohet gjatë përgatitjes, megjithëse kafja është e njohur për përfitimet e saj shëndetësore, përfshirë përmbajtjen e antioksidantëve. Është e rëndësishme të kemi kujdes për praninë e kësaj substance kimike.

Leave a Reply