Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka bërë të ditur se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është informuar për prani të substancës Cereulide në një seri të produktit për foshnja APTAMIL, e cila kërkon tërheqje urgjente nga tregu.
Ky produkt, APTAMIL AR 2 – formulë për foshnja, i paketuar në 24 x 400 gr, është prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. dhe importohet në Kosovë nga UNION SH.P.K., Vushtrri.
Për shkak të rrezikut të lartë të identifikuar, Agjencia, së bashku me kompaninë importuese, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për tërheqjen e tij nga tregu. Konsumatorët që kanë këtë produkt janë këshilluar të mos e përdorin dhe të kthejnë produktin në pikat e blerjes.
Agjencia thekson angazhimin e saj në monitorimin e vazhdueshëm të sigurisë ushqimore dhe zbatimin e masave kontrolluese për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve në Kosovë.

Leave a Reply