Në takimin e fundit të Grupit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, i mbajtur në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), u shqyrtuan aktivitetet e kryera deri tani dhe u përcaktuan prioritetet për të ardhmen.
Drejtori Ekzekutiv i AUV-së, Bekim Hoxha, vlerësoi kontributin e grupit, duke theksuar se puna e tyre ka ndikuar pozitivisht në terren. Në këtë mbledhje, Hoxha theksoi nevojën për forcimin e kontrolleve në pikat kufitare, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, veçanërisht për produktet që hyjnë në Kosovë.
Ai gjithashtu falënderoi Nënkolonelin Fazli Rugova për udhëheqjen e tij të suksesshme në grup, duke i uruar pensionim të mbarë. Në takim morën pjesë edhe Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, përfaqësuesi i EULEX-it, Alan Wilson, dhe anëtarë të institucioneve të tjera, duke riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për menaxhimin efektiv të kufijve të vendit.

Leave a Reply