Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë ka ndërmarrë masa për bllokimin e një produkti ushqimor për fëmijë, pasi u konstatua prania e substancës së rrezikshme Cereulide.
Produktet e ndaluara vinin nga Holanda dhe ishin eksportuar në Shqipëri nga kompania “Rossmann & LALA SH.P.K.”. Në Kosovë, 462 njësi të këtij produkti u shpërndanë tek kompania Rossmann Kosova, sipas të dhënave zyrtare.
Kompania “Rossmann & LALA SH.P.K.” është e regjistruar në Kosovë dhe ka si pronarë Altin Lala dhe Roßmann Dirk Daniel. Ky informacion u mor nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me referencë 2025.9963.
AUV ka bashkëpunuar me kompaninë përkatëse për bllokimin e menjëhershëm të produktit dhe paralajmëron se procesi i asgjësimit do të nisë së shpejti, duke ndjekur legjislacionin e aplikueshëm.

Leave a Reply