Seanca gjyqësore që përfshin ministren Rozeta Hajdari mbi çështjen e rezervave shtetërore ka nisur me tensione të dukshme.
Konflikti kryesor ndodhet mes prokurorisë dhe mbrojtjes në lidhje me aksesin në dokumentet e klasifikuara dhe natyrën publike të seancave. Prokuroria ka theksuar domosdoshmërinë e transparencës, duke kërkuar që seancat të jenë të hapura për publikun, përveç rasteve kur diskutohet për informacione sekrete ose dëshmitarë anonimë.
Prokurori pretendon se ky hap është thelbësor për të siguruar besimin publik në proces. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Florent Latifaj ka kundërshtuar fuqishëm, duke argumentuar se dokumentet janë sekret shtetëror dhe nuk duhet të jenë të aksesueshme për individë pa certifikatë sigurie.
Ai ka cituar opinionin e Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri, që mbështet këtë qëndrim. Latifaj ka theksuar se shqyrtimi i këtyre dokumenteve mund të bëhet vetëm pas deklasifikimit zyrtar, duke kërkuar që asnjë seancë të mos jetë publike deri në atë moment.
Mbrojtja konsideron se hapja e seancave do të shkelte rregullat e sigurisë kombëtare.

Leave a Reply