Avokati i zyrtarit të PDK-së: Ndoshta ka pasur gabime në votime

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar për 48 orë 34 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në rajonin e Mitrovicës.

Këta individë dyshohen për manipulim të votave gjatë procesit të numërimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Hetimet janë urdhëruar nga Prokuroria, e cila ka kërkuar që të merren në pyetje 43 kryesues nga komunat Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Dyshimet janë të lidhura me parregullsitë në numërimin e votave në këto zona. Avokati Berat Peci, përfaqësues i njërit prej të ndaluarve, ka deklaruar për Veriu.info se klienti i tij, një anëtar i PDK-së, nuk ka pasur qëllim të manipulojë votat.

Ai theksoi se gabimet e mundshme mund të kenë ndodhur nën presionin e kohës, por këto janë brenda kufijve të gabimit të pranuar nga KQZ-ja. Prokuroria ka lëshuar një komunikatë për media, duke informuar për këto veprime dhe hetimet e vazhdueshme në lidhje me rastin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *