Bahamas heq kërkesën për viza për qytetarët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur arritjen e një marrëveshjeje me kryeministrin e Bahamas, Philip Davis, për eliminimin e vizave ndërmjet dy vendeve.

Osmani njoftoi se kjo marrëveshje, e cila pritet të nënshkruhet në Washington D.C., do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të të dy shteteve. Ky zhvillim vjen pasi Bahamas ka njohur zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i 121-të që e bën këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *