Bajrami: Osmani po zvarrit zgjidhjen për të ndihmuar Kurtin

Zëvendëskryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur bindjen se Kosova do të shkojë në zgjedhje, duke argumentuar se asnjë parti nuk i ka 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

Ajo ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe presidenten, Vjosa Osmani, duke sugjeruar se ata janë në bashkëpunim, pasi Osmani nuk ka shfaqur interes për shmangien e zgjedhjeve, por i ka dhënë kohë Kurtit. Bajrami theksoi se zgjedhjet nacionale janë të pashmangshme dhe se afatet kushtetuese janë të qarta, duke shtuar se vendi ka pritur për 9 muaj pa arritur ndonjë marrëveshje.

Sipas saj, nëse Osmani do të kishte qenë vërtet kundër zgjedhjeve, ajo do të kishte mbështetur propozimin e LDK-së për një qeveri uniteti në kohë. Ajo ka nënvizuar se, sipas Kushtetutës, kur partitë nuk kanë votat e nevojshme, duhet të shpallet data e zgjedhjeve, duke përjashtuar mundësinë e zvarritjes së procesit.

Bajrami përfundoi duke thënë se pritja për një “mrekulli” që Kurti të sigurojë votat nuk është e pranueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *