Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas dështimit të formimit të qeverisë së tretë Kurti.
Bajrami theksoi se që në fillim ishte e qartë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat e nevojshëm për të krijuar qeverinë, pavarësisht pretendimeve të tyre të shumta për të kundërtën. Zhvillimet e fundit kanë konfirmuar atë që ishte e njohur më parë, se LVV, edhe pse fitoi zgjedhjet, nuk arriti të sigurojë votat për të formuar qeverinë e re.
Bajrami theksoi se kjo situatë e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Ndërkohë, liderë të tjerë politikë, përfshirë Fatmir Limajn, kanë bërë thirrje për dorëheqje nga pozitat publike, duke kërkuar përgjegjësi për dështimet aktuale.
Kjo situatë ka krijuar një klimë të pasigurt politike, duke rritur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Leave a Reply