Data e fundit për formimin e qeverisë është 26 tetori, por Albin Kurti ka pranuar se nuk i posedon numrat e nevojshëm për të finalizuar procesin.
Analisti Labinot Balaj ka shprehur dyshime mbi mundësinë e formimit të qeverisë deri të dielën. Ai sugjeroi se Kurti kishte shpresuar në mbështetjen individuale të deputetëve për të arritur shumicën e kërkuar.
Balaj, në një intervistë për Klan Kosova, përmendi edhe mundësinë e një koalicioni ose të tërheqjes së ndonjë deputeti në favor të Kurtit. Ai gjithashtu theksoi se koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri mund të sinjalizojë një afrim mes partive.
Megjithatë, Balaj vlerëson se zgjedhjet e jashtëzakonshme mbeten alternativa më e mundshme për zgjidhjen e situatës aktuale.

Leave a Reply