Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sa i përket formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Këtë, ajo e bëri të ditur gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus”. Balje tregoi se nuk ka ndodhur asnjë thirrje apo takim mes palëve deri më tani.
Ajo shprehu habinë për deklaratën e Emilija Rexhepit, e cila ka thënë se Kurti nuk është kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake, gjë që Balje e konsideroi si surprizë. Kujtojmë se më 11 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e nominoi Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Sipas ligjit, Kurti ka deri më 26 tetor për të siguruar shumicën parlamentare.

Leave a Reply