Balje: Nuk kam komunikuar me Kurtin për formimin e qeverisë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte me Albin Kurtin, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Këto komente ajo i bëri gjatë një interviste në emisionin Debat Plus. Balje theksoi se nuk ka pasur asnjë telefonatë apo takim me Kurtin deri më tani.

Ajo përmendi edhe një deklaratë të Emilija Rexhepit, e cila kishte thënë se Kurti nuk është kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake, gjë që e befasoi Baljen. Albin Kurti u propozua më 11 tetor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të formuar kabinetin e ri qeveritar.

Sipas ligjit, Kurti ka një afat prej 15 ditësh për të siguruar shumicën parlamentare, afat ky që përfundon më 26 tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *