Deputetja Duda Balje ka shprehur pakënaqësinë e saj pas vendimit për të shkarkuar Elldin Uglarin nga pozita e zëvendësministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal.
Në një postim në Facebook, Balje theksoi se vendimi i fundit nuk është fillimi i hakmarrjes, por vazhdimi i saj. Ky shkarkim u bë publik menjëherë pas deklaratës së Baljes se nuk do të mbështeste qeverinë “Kurti 3”.
Uglari, i cili është anëtar i Partisë SDU, drejtuar nga Balje, është larguar nga detyra pas këtij zhvillimi. Kjo lëvizje e kryeministrit në detyrë duket se lidhet me qëndrimet politike të shprehura nga deputetja.

Leave a Reply