Balotazhi në 17 komuna sfidon planet e qeverisë Kurti 3

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, që çuan në balotazh 17 komuna, pritet të kenë ndikim të rëndësishëm në politikën qendrore, sipas Radio Evropa e Lirë.

Politologu Dritëro Arifi dhe hulumtuesja Donika Emini nga BiEPAG theksojnë se raundi i dytë i votimeve do të jetë vendimtar për negociatat e formimit të qeverisë së re. Arifi sugjeron se rezultatet mund të çojnë ose në një koalicion të shpejtë ndërmjet LVV, PDK dhe LDK, ose në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, Emini vëren se ish-opozita do të ketë vështirësi të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak të konkurrencës në disa komuna, përfshirë Prishtinën. Në veri të Kosovës, ku Lista Serbe ka fituar, mbetet për t’u parë se si do të menaxhojë pushtetin dhe nëse do të ndryshojë vendimet e mëparshme të kryetarëve shqiptarë, theksojnë Arifi dhe Emini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *