Banka Botërore: Kosova kryeson për tkurrjen e popullsisë në botë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ndarë të dhëna të Bankës Botërore që tregojnë se Kosova po përjeton një rënie të madhe të popullsisë.

Sipas saj, shkalla e emigrimit nga Kosova është më e lartë sesa nga disa zona të konfliktit. Bajrami kritikon qeverinë Kurti, duke thënë se të dhënat e Bankës Botërore kundërshtojnë pretendimet e qeverisë për përparim ekonomik.

Ajo thekson se Kosova është në krye të listës globale për uljen e popullsisë. Në një deklaratë, Bajrami pyet se çfarë po i shtyn qytetarët të largohen nga vendi, duke vënë në dyshim pretendimet për zhvillim ekonomik.

Kjo situatë, sipas saj, është dëshmi e një situate alarmante që kërkon vëmendje dhe zgjidhje nga autoritetet për të ndaluar këtë trend shqetësues të emigrimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *