Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, u prit me entuziazëm të madh nga banorët e lagjeve Silnica dhe Viciana.
Gjatë vizitës së tij, Idrizi deklaroi se banorët e këtyre zonave kanë shprehur falënderime për ndryshimet pozitive të realizuara në këtë pjesë të qytetit.
“Bashkë me nënkryetaren dhe kandidatën për Asamble, Hava Mlinaku, vizituam banorët e këtyre lagjeve që shprehën falënderimin e tyre për përmirësimet e mëdha që kanë ndodhur në këtë pjesë të qytetit, veçanërisht për rrugën “Lumni Surdulli” dhe rrugët e tjera lokale, të cilat tashmë janë ndërtuar dhe kanë transformuar atë pjesë.” – shkruan Idrizi.
Idrizi gjithashtu theksoi se mbështetja e madhe për +4 është një tregues i qartë se qytetarët vlerësojnë punën e mirë.
“Përkrahja e tyre e madhe për +4 na konfirmoi se punët e mira vlerësohen nga qytetarët.” – përfundoi Idrizi.
Postimi i plotë:

Leave a Reply