Barcelona planifikon investime të mëdha për tre transferime

Barcelona po planifikon një verë të rëndësishme për projektin e saj sportiv, me optimizëm në rritje për përmirësimin e situatës ekonomike të klubit.

Brenda klubit katalanas, ka besim se për herë të parë pas një kohe të gjatë, do të mund të angazhohen në tregun e transferimeve me synime të qarta. Drejtuesit janë të sigurt se do të përmbushin rregullin e ‘Fair-play financiar’ para se të hapet afati kalimtar veror, duke pasur vetëm disa milionë euro për të plotësuar këtë objektiv.

Plani përfshin investimin në tre përforcime kryesore, që do të rrisin ndjeshëm nivelin konkurrues të ekipit. Marcus Rashford është i pari në listë, me klubin të gatshëm të paguajë klauzolën prej 30 milionë eurosh.

Sulmuesi anglez ka lënë përshtypje pozitive në Barcelonë, pavarësisht formës së tij aktuale. Julian Alvarez është përforcimi tjetër i synuar, me një çmim të mundshëm prej 85 milionë eurosh, ndërsa Alessandro Bastoni është objektivi kryesor për të forcuar mbrojtjen, me një marrëveshje të mundshme prej 70 milionë eurosh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *