Barcelona triumfon ndaj Real Madridit, fiton Superkupën Spanjolle

Barcelona ka triumfuar në Superkupën e Spanjës duke mposhtur Real Madridin me rezultat 3-2 në një finale të zjarrtë.

Ndeshja “El Clasico” u karakterizua nga intensiteti i lartë dhe raste të shumta nga të dyja skuadrat. Raphinha ishte ai që hapi rezultatin për Barcelonën me një gol të jashtëzakonshëm pas asistit të Fermin Lopez.

Megjithatë, Real Madrid u rikthye në lojë me një gol të bukur nga Vinicius Jr në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Barcelona e rimori epërsinë shpejt përmes Robert Lewandowskit, i cili shënoi me një parabolë të mrekullueshme pas asistimit të Pedrit, por Reali barazoi sërish me një gol nga Gonzalo Garcia pas një rivendosje këndore.

Në minutën e 73-të, Raphinha ishte përsëri protagonist duke shënuar golin vendimtar, ku topi devijoi nga Asencio. Edhe pse Barcelona u ndëshkua me një karton të kuq për De Jong në kohën shtesë, Reali humbi dy mundësi të arta për të barazuar.

Hansi Flick vazhdon të mbetet i pamposhtur në finale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *