Basha: Dokumentimi i krimeve, baza e drejtësisë pas luftës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku me nënkryetaren Albulena Haxhiu, zhvilluan sot një takim me Drejtorin e Institutit të Krimeve të Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.

Gjatë këtij takimi, Hetemi prezantoi raportin vjetor të punës së institutit për periudhën nga 8 nëntori 2024 deri më 9 nëntor 2025. Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e dokumentimit dhe ruajtjes së kujtesës historike për popullin e Kosovës, me theks të veçantë në krimet e kryera gjatë konfliktit.

Kryetari Basha shprehu mirënjohjen për punën e palodhur të Hetemit dhe ekipit të tij, duke theksuar rëndësinë e zbardhjes së së vërtetës dhe vuajtjeve të popullit nën regjimin serb. Ai theksoi se dokumentimi i krimeve të luftës është një akt i domosdoshëm për drejtësi dhe se shoqëria ka një përgjegjësi morale për ta mbështetur këtë proces.

Instituti, i themeluar në vitin 2023, ka luajtur një rol kyç në hulumtimin dhe dokumentimin e fakteve të luftës, duke ofruar një paraqitje të plotë të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *