Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, përkujtoi rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit në përvjetorin e tij të 117-të, duke vlerësuar këtë ngjarje si themeli i krijimit të alfabetit të gjuhës shqipe.
Në një postim në Facebook, Basha përmendi se më 14 nëntor 1908, në Manastir, filloi Kongresi i Alfabetit ku për tetë ditë, përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare punuan për të njësuar alfabetin, duke e bërë 22 nëntorin simbol të unitetit kombëtar. Ai theksoi se vizioni i delegatëve si Mit’hat Frashëri, Gjergj Fishta dhe të tjerë, la pas një trashëgimi që përdoret sot në Shqipëri, Kosovë dhe në diasporë.
Sipas Bashës, ky kongres mbetet gur themelor i kulturës dhe identitetit kombëtar. Në përfundim, ai bëri thirrje që fryma e bashkëpunimit e Manastirit të udhëheqë politikën shqiptare sot, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes për shqiptarët kudo që jetojnë.
Ai përshëndeti të gjithë ata që mbrojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe.

Leave a Reply