Basha: Kosova në KE, hap drejt aksesit në drejtësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, dhe nënkryetarja Albulena Haxhiu, zhvilluan një takim me Mary Ann Hennessey, shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë.

Gjatë takimit, ata biseduan për situatën aktuale në vend dhe mundësitë për të forcuar bashkëpunimin me Këshillin e Evropës përmes projekteve konkrete. Basha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional në fusha si demokracia, transparenca parlamentare, sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se Kuvendi i Kosovës është i përkushtuar për të përmirësuar standardet demokratike dhe ka përsëritur kërkesën për anëtarësim të plotë në këtë organizatë evropiane. Ai shtoi se anëtarësimi do të mundësojë qytetarëve kosovarë të adresojnë çështjet e tyre të të drejtave të njeriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në mbyllje, Basha falënderoi znj. Hennessey për përkushtimin dhe mbështetjen e saj ndaj institucioneve të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *