Basha: Situatë e jashtëzakonshme, thirret mbledhja e Kryesisë

Kryetari i Parlamentit, Dimal Basha, ka dhënë një deklaratë pas mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit për këtë legjislaturë.

Ai njoftoi se mbledhja u thirr për të diskutuar mbi situatën e jashtëzakonshme në vend. Basha shpjegoi se kishte ftuar kryesinë për të hapur diskutime mbi tri çështje kryesore, si dhe për të adresuar disa pika të rendit të mbetura nga legjislatura e kaluar.

Ai theksoi se vendi nuk ka parë kurrë një situatë të tillë pa votimin e qeverisë, gjë që nuk ndodhi të dielën e kaluar. Në këtë kontekst, Basha u shpreh se disa çështje urgjente kërkojnë vëmendje të menjëhershme dhe për këtë arsye ai thirri mbledhjen për të sqaruar dhe trajtuar këto çështje me anëtarët e kryesisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *