Bashkëshortja e Driton Morinës ndan mesazh prekës pas tragjedisë

Pas një konflikti familjar në Sankoc të Drenasit, dyshohet se Astrit Isufi ka kryer një akt të rëndë duke qëlluar me armë zjarri dhe vrarë dy vëllezër, Driton dhe Naim Morina.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjarët dhe të afërmit, por edhe komunitetin e gjerë. Tragjedia ka prekur zemrat e shumë njerëzve, veçanërisht përmes një mesazhi prekës të ndarë në rrjetet sociale nga bashkëshortja e Driton Morinës, Arjeta Morina.

Ajo publikoi një fotografi të partnerit të saj të ndjerë, duke shprehur dhimbjen e saj me fjalët: “Gjysma e zemrës tem shkoi bashkë me ty sot. O jeta jem bre.”

Ngjarja tragjike ka zgjuar ndjeshmëri dhe solidaritet në komunitet, ndërsa hetimet për shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *