Batutat e Përparim Ramës në një takim me Dafina Zeqirin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e nderoi sot këngëtaren Dafina Zeqiri me çmimin “Hyjnesha në Fron” gjatë një ceremonie në komunën e Prishtinës.

Ky çmim i është dhënë për kontributin e saj të vyer në fushën e muzikës dhe kulturës. Gjatë takimit, Rama dhe Zeqiri diskutuan pak edhe për jetën personale të këngëtares, e cila këtë vit u bë nënë për herë të parë.

Gjatë bisedës, Rama e pyeti nëse kishte lindur vajzë apo djalë, dhe Zeqiri konfirmoi se kishte një djalë. Kryetari i uronte për lindjen, ndërsa këngëtarja ndau ndjenjat e saj pas ardhjes në jetë të fëmijës, duke thënë se ndihej e përtërirë dhe sikur karriera e saj po fillonte nga e para.

Më pas, të dy mbajtën një konferencë për media, në prag të koncerteve të Zeqirit që do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë sot dhe nesër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *