Komisioni Evropian ka bërë të ditur se ka filluar procesin e heqjes së disa masave të vendosura ndaj Kosovës.
Ndërkohë, ministri Murati ka kritikuar partitë opozitare në Kosovë, duke përmendur se ato ende po mbajnë masa të tjera duke mos votuar për përfitimet financiare të planifikuara për vendin. Murati ka theksuar se partitë PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë penguar përfitimin e Kosovës nga fondet e ndara nga Plani i Rritjes së BE-së, që kapin vlerën e 882 milionë euro, si dhe nga një marrëveshje prej 130 milionë eurosh me Bankën Botërore.
Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një postimi në Facebook. Kjo situatë vjen pasi BE-ja ka vendosur të zbusë disa nga masat e saj, duke sinjalizuar një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Leave a Reply