Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka bërë të ditur se, që nga viti 1999, ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë.
Këto fonde e bëjnë BE-në partnerin më të madh dhe më të besueshëm në këtë vend. Në njoftimin e saj, BE-ja thekson se mbështetja e saj financiare synon të nxisë zhvillimin ekonomik, të forcojë sundimin e ligjit dhe të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe shëndetësisë.
Për më tepër, investimet kanë për qëllim avancimin e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimin e energjisë së qëndrueshme, si dhe promovimin e kulturës. BE-ja nënvizon se përkushtimi i saj po sjell ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve të Kosovës, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.
Në çdo hap, BE-ja është pranë Kosovës, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi të reja për zhvillim.

Leave a Reply