BE-ja lehtëson masat ndaj Kosovës pas përmirësimeve

Komisioni Evropian ka vendosur të heqë disa masa lidhur me programimin e fondeve të BE-së dhe kontraktimin e projekteve kyçe.

Ky vendim pason veprime konkrete për uljen e tensioneve në veriun e Kosovës që nga maji, duke vlerësuar transferimin paqësor të pushtetit lokal dhe tërheqjen e forcave policore nga ndërtesat komunale. Kosova është ftuar të paraqesë propozime për financim në kuadër të IPA 2026–2027, në përputhje me Komunikimin e Komisionit Evropian për Zgjerimin 2025.

Masat e hequra përfshijnë projekte madhore, si për shembull: një impiant ngrohjeje qendrore në Prishtinë me vlerë 17.6 milionë euro, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve; ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura në Termocentralin Kosova B, me një buxhet prej 12 milionë euro në bashkëpunim me OKB-në; 3 milionë euro për skemën “Young Cell” në bashkëpunim me Universitetin e Selanikut; dhe mbështetja për menaxhimin e deponive në Kosovë me 2 milionë euro përmes Bankës Gjermane për Zhvillim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *