Bashkimi Evropian ka vendosur masa më strikte për vizat e shtetasve rusë, duke pasur parasysh “armatosjen e migracionit, akte sabotimi dhe keqpërdorimin e mundshëm të vizave”.
Tani, qytetarët rusë do të duhet të aplikojnë për vizë sa herë që dëshirojnë të udhëtojnë në BE, pasi nuk do të kenë më qasje në viza me shumë hyrje, sipas një deklarate të Komisionit Evropian. Këto masa kanë për qëllim mbrojtjen e politikave publike dhe sigurisë, informon Reuters, duke u përcjellë nga IndeksOnline.
Megjithatë, përjashtime të kufizuara do të vlejnë për disidentët, gazetarët e pavarur dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, bëri të ditur Komisioni Evropian. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, theksoi në një mesazh në X se iniciimi i një lufte dhe pritja për të udhëtuar lirisht në Evropë është e vështirë të justifikohet.

Leave a Reply