Beatrix shfaqet në publik me partnerin e ri romantik

Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes publike në Shqipëri, Beatrix po bën sërish bujë në mediat sociale.

Artistja, e cila u bë e njohur për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP Albania”, është parë kohët e fundit në një stadium në Louisiana, SHBA. Në pamjet e publikuara, Beatrix shfaqet duke ndjekur një ndeshje basketbolli mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është prania e një personi pranë saj, që spekulohet të jetë partneri i saj i ri. Ky moment i shkurtër i filmuar ka nxitur interesin për jetën personale të këngëtares, e cila prej disa kohësh ka zgjedhur të qëndrojë larg syrit të publikut.

Aktualisht, ajo jeton në SHBA me familjen e saj, duke preferuar një jetë më të qetë dhe private.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *