Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për humbje të integritetit dhe dinjitetit.
Ai e ka quajtur këtë institucion të padrejtë dhe të manipuluar. Në një deklaratë publike, Hamza vuri në dukje se kanë kaluar pesë vjet që kur ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dërguan në Hagë.
Sipas tij, ky proces përbën një padrejtësi të paprecedentë që tashmë është e dukshme për të gjithë. Hamza u bëri thirrje aleatëve të Kosovës, të cilët mbështesin lirinë, pavarësinë dhe paqen rajonale, që të ndërhyjnë për të ndalur këtë proces të manipuluar.
Ai theksoi se drejtësia duhet të jetë në shërbim të së vërtetës dhe jo të agjendave të fshehta politike, duke kërkuar që kjo padrejtësi të marrë fund.

Leave a Reply