Bedri Hamza njofton krijimin e Fondit të Papunësisë dhe Gjykatës së Punës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, vizitoi dje Malishevën, ku prezantoi programin e tij, duke theksuar se ai ofron zgjidhje të qarta dhe të financuara mirë.

Në një tubim me qytetarët dhe mbështetësit e PDK-së, Hamza nënvizoi katër shtyllat themelore të planit të tij: zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia, drejtësia dhe politika e jashtme. Ai premtoi se punëtori do të jetë prioritet në politikat e qeverisë së tij, duke përfshirë krijimin e Fondit të Papunësisë dhe Gjykatës së Punës.

Hamza i ftoi qytetarët të mbështesin PDK-në më 28 dhjetor, duke votuar numrin 130, duke e cilësuar këtë si adresën e vetme për suksesin e vendit. Në një tjetër tubim në lagjen Kalabria të Prishtinës, Hamza theksoi rëndësinë e bashkimit të qytetarëve rreth vizionit të PDK-së për zhvillim dhe stabilitet, duke e cilësuar këtë si një burim frymëzimi për të gjithë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *