Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryeministër, ka deklaruar se një nga prioritetet e qeverisjes së tij do të jetë mbështetja për sektorin privat.
Sipas Hamzës, pa një sektor privat të fuqishëm, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm është i pamundur. Gjatë një vizite në Ferizaj, së bashku me kryetarin e komunës, Agim Aliu, Hamza vizitoi kompanitë RF Polissage dhe X-Plast.
Ai i cilësoi këto biznese si shembuj të mirë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për forcimin e ekonomisë lokale. Hamza theksoi se qeveria e tij do të jetë një partnere e sektorit privat dhe se do të mbështesë bizneset për të investuar, për t’u rritur dhe për të përmirësuar kushtet e punëtorëve.
Ai gjithashtu premtoi politika që lehtësojnë barrën administrative dhe fiskale, përfshirë taksim sipas fitimit real për bizneset me qarkullim deri në 30 mijë euro dhe grante që mbulojnë deri në 30% të shpenzimeve për investime të reja dhe zhvillim.

Leave a Reply