Bedri Hamza: Rritje 50% e pagave në fillim të mandatit

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se synon të rrisë pagat dhe pensionet me 50% dhe të ulë tatimet.

Këto premtime i bëri gjatë një interviste në emisionin “Rubikon”. Hamza theksoi se politika e uljes së normave tatimore dhe rritjes së buxhetit është zbatuar që nga viti 2009, duke ruajtur njëkohësisht stabilitetin makrofiskal të vendit.

Ai premton se do të ndjekë të njëjtën qasje nëse zgjidhet kryeministër. Ai shtoi se rritja e pagave është një angazhim që do të përmbushet në fillim të mandatit të tij, dhe nëse nuk e realizon, nuk do të qëndrojë në post deri në fund të vitit.

Hamza e konsideron këtë një çështje të mbajtjes së premtimeve ndaj qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *