Bedri Hamza: Zgjedhjet e nesërme vendimtare për Kosovën

Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, ka mbajtur një fjalim në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të partisë.

Ai shprehu kënaqësinë e tij për takimin e fundit me mbështetësit, duke e cilësuar fushatën si të mbushur me energji dhe ide për zhvillimin e vendit. Hamza theksoi rëndësinë e këtij momenti jo vetëm si mbyllje të fushatës, por edhe si hapje të një kapitulli të ri për Kosovën, ku synohet uniteti, zhvillimi dhe respekti për çdo qytetar.

Ai apeloi për bashkim rreth një vendimi të madh që do të merret nga qytetarët të dielën, duke votuar për numrin 130. Në fjalimin e tij, kandidati i PDK-së nënvizoi se ky vendim është i qytetarëve, duke i inkurajuar ata të mbështesin një qeveri që dëgjon dhe vepron për interesat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *