Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka vlerësuar lart kryetarin e ri të kësaj partie, Bedri Hamzën, duke theksuar përvojën dhe integritetin e tij profesional.
Gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Behrami shprehu besimin se Hamza sjell një qasje të re në PDK, të mbështetur nga trashëgimia e tij politike dhe morali i lartë. Ai theksoi se Hamza ka pasur një ndikim të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë, infrastrukturës dhe arsimit në Kosovë.
Sipas Behramit, Hamza përfaqëson kundërshtarin më të fortë të popullizmit, duke qenë se kompetenca dhe vizioni i tij janë mënyrat e vetme për të përballuar këtë fenomen. Behrami vuri në dukje se Hamza posedon planin dhe programin e duhur për të transformuar shoqërinë kosovare.

Leave a Reply