Bekim Jashari nderon Mujë Krasniqin dhe 40 luftëtarë të UÇK-së

Bekim Jashari, ish-kryetari i Komunës së Skenderajt dhe anëtar i familjes Jashari, sot përkujtoi 27-vjetorin e nisjes së afërsisht 150 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u stërviten dhe armatosën në Shqipëri përpara se të niseshin për në Kosovë.

Në deklaratën e tij, Jashari theksoi ngjarjen e 14 dhjetorit 1998, kur në rajonin e Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut, komandanti i Brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqi, i njohur si Kapuqi, ra heroikisht së bashku me 40 luftëtarë të tjerë gjatë një përballjeje me forcat serbe. Ai nënvizoi se kjo ngjarje i bëri ata të pavdekshëm në historinë e Kosovës.

Jashari shprehu mirënjohje dhe respekt të thellë për jetën dhe veprën e Mujë Krasniqit, një nga bashkëluftëtarët e parë të komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *