Belgjika po shqyrton mundësinë e shfrytëzimit të institucioneve korrektuese të Kosovës, bëri të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).
Ky interesim vjen pas marrëveshjes së Kosovës me Danimarkën për dhënien në shfrytëzim të Burgut të Gjilanit për të burgosur danezë, e cila ka nxitur vëmendje nga disa shtete, përfshirë Belgjikën. Gjatë një vizite në Kosovë më 6 tetor, ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, diskutuan me udhëheqësit kosovarë.
Megjithatë, asnjëra palë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë iniciativë. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë kanë kritikuar një marrëveshje të tillë të mundshme, duke e konsideruar si një rrezik për sigurinë dhe të drejtat e njeriut.
SHKK thekson se nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Belgjika dhe nuk ka kompetencë për të trajtuar çështje ndërkombëtare lidhur me dhënien e institucioneve korrektuese në shfrytëzim.

Leave a Reply