Belinda Balluku shfaqet me Liburn Aliun, syrin e mavijosur

Videoja e publikuar sot nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka shkaktuar interes të madh mes qytetarëve.

Në këtë video, Balluku shfaqet me drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, i cili më parë ka shërbyer si Ministër i Infrastrukturës në Kosovë. Megjithatë, vëmendjen kryesore e ka marrë një shenjë e dukshme poshtë syrin e majtë të Ballukut, e cila ka ngjallur spekulime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Ndër ata që kanë reaguar është edhe Olti Curri, i cili në një postim në Facebook e ka përshkruar situatën si pasojë e ndonjë pagjumësie dhe stresi. Ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare nga zyra e ministres Balluku për këtë çështje.

Kujtojmë se ajo ishte thirrur këtë javë nga SPAK për hetime mbi tenderë, por nuk u paraqit. Ndërkohë, prezantimi i Aliut si drejtor i Portit të Durrësit është një zhvillim i rëndësishëm për infrastrukturën shqiptare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *