Labi dhe Benita, ndonëse fillimisht kishin deklaruar se nuk do të ishin pjesë e dasmës së Klodit dhe Elijonës, vendosën të marrin pjesë në festën që po mbahet sonte.
Labi ka planifikuar t’i argëtojë të pranishmit me këngët “Jam një djalë shkodran” dhe “Hajde nuse reja jem”. Nga ana tjetër, Benita shprehu zhgënjim që nuk ishte ajo nusja, duke mos kursyer lëvdata për veten.
Ajo pranoi se, megjithëse kishte shpresa për të qenë në qendër të vëmendjes, e pranoi vendimin e publikut që përzgjodhi Klodin dhe Elijonën. “Nuk jam ndier mirë, por e kuptova që publiku zgjodhi Klodin dhe Elijonën.
Ju uroj sukses në dasmë. Kur ke pëlqim për dikë, edhe kur është për shfaqje, është një ndjenjë.
Vendosa të respektoj publikun dhe të përballem deri në fund. Premtoj që do të sjell atmosferë të mrekullueshme sonte,” u shpreh Benita.

Leave a Reply