Albin Kurti, mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës, ka në dispozicion edhe 11 ditë për të prezantuar kabinetin e tij në Kuvend.
Për të formuar qeverinë “Kurti 3”, atij i kërkohen 61 vota nga deputetët. Ndërkohë, Kurti ka paralajmëruar se do të zhvillojë bisedime për të siguruar mbështetjen e nevojshme.
Një çështje që mbetet e hapur është nëse ai ka siguruar votat e komuniteteve joshumicë. Deputeti Veton Berisha, përfaqësues i komunitetit egjipitian, thekson se deri tani nuk ka marrë ftesë për takim.
Ai kërkon që të respektohen kërkesat e komunitetit të tij dhe nuk ka vija të kuqe për askënd. Berisha është i gatshëm të mbështesë çdo qeveri që respekton këto kërkesa, duke theksuar se nuk do të japë votën për ata që nuk i përmbushin.
Nga ana tjetër, Nisma Socialdemokrate mund të jetë një partner potencial për Kurtin, megjithatë ata kanë kushtëzuar përfshirjen e tyre me dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.

Leave a Reply