Avokati Besnik Berisha ka shprehur kritika të ashpra ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, lidhur me përfshirjen e Ukë Rugovës në listën zgjedhore të partisë.

Berisha ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si Abdixhiku e ka prezantuar këtë vendim. Berisha rikujtoi një kritikë të mëparshme ndaj drejtuesve të LDK-së, për mos përfshirjen e anëtarëve të familjes Rugova në pozicione të rëndësishme brenda partisë.

Ai theksoi se u deshën vite që të kuptohej rëndësia e familjes Rugova, jo vetëm për përfaqësim simbolik, por për meritat e tyre të vërteta. Berisha e cilësoi lajmin për pranimin e Ukë Rugovës si një lajm të mirë, por shprehu zhgënjim për mënyrën sipërfaqësore të prezantimit, duke e konsideruar si një dhuratë për 81-vjetorin e lindjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Ai e përmbylli me një kritikë të qartë: “Dobët. Shumë dobët!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *