Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur se PD do të organizojë protesta masive më 22 dhjetor, duke synuar rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
Ai theksoi se me Edi Ramën si kryeministër, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të pamundura. Berisha, përmes një lidhjeje live në rrjetet sociale, akuzoi kryeministrin për shfrytëzimin e bandave gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ai argumentoi se qeveria aktuale ka manipuluar procesin zgjedhor dhe ka shkelur parimet e Kartës së Kopenhagës dhe kodit zgjedhor. Për më tepër, Berisha kritikoi Ramën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit pa konsensusin e opozitës, duke e cilësuar si një akt që thellon ndarjen politike.
Ai përsëriti se e vetmja zgjidhje është protesta deri në largimin e Ramës nga pushteti, duke ftuar qytetarët të ngrihen për të mbrojtur votën e lirë dhe demokracinë në vend.

Leave a Reply