Besnik Osmani, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, mbajti një takim të rëndësishëm me qytetarët e kësaj zone.
Gjatë këtij eventi, ai prezantoi angazhimet e tij për të ardhmen dhe kandidatët për asamblenë komunale. Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që po merr nga banorët, duke theksuar se kjo përkrahje është një tregues i qartë i besimit që ata kanë në LDK.
Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një qeverisjeje të përgjegjshme dhe transparente, duke konsideruar mbështetjen qytetare si një shtysë kryesore për këtë qëllim. Në përfundim të takimit, Osmani bëri thirrje për mobilizim, duke kujtuar numrin e LDK-së në fletëvotim dhe sloganin e fushatës: “Lidhja Demokratike e Kosovës, 113 është numri.
Fushë Kosova PËRTEJ!”. Zgjedhjet lokale pritet të zhvillohen së shpejti, me një garë të intensifikuar për kryetar të Fushë Kosovës.

Leave a Reply