Bia bën deklaratë të papritur për Limin dhe Dolcen

Bia Khalifa sapo është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4.

Në një intervistë në emisionin “Big Talk,” ajo ka ndarë mendimet e saj për marrëdhënien mes Lim Hotit dhe Dolces. Bia beson se Limi do ta lërë Dolcen, meqenëse ai është i tërhequr nga ‘diversiteti’.

Ajo shprehet se Dolce është një vajzë e bukur, por brenda shtëpisë ajo ka treguar shenja egoizmi. “Duhet të jetë e kujdesshme, sepse edhe Dolce mund të përfundojë në telashe,” tha ajo, duke shtuar se e ka paralajmëruar përfundimin e kësaj lidhjeje.

Gjithashtu, Bia përmendi se situata me Alban është ekzagjeruar, pasi ajo nuk priste që Alba nuk ishte në dijeni për njohjen e saj me Limin. Sipas Bia-s, Limi e preferon një jetë të larmishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *