Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka shprehur shqetësimin e saj për një fushatë shpifjesh ndaj Myftiut Naim Tërnava, duke e cilësuar atë si të orkestruar dhe të pabazuar.
Në një deklaratë për media, BIK thekson se disa portale dhe emisione që pretendojnë të jenë hulumtuese kanë përhapur insinuata të pavërteta për Tërnavën dhe familjen e tij, përfshirë pohime të rreme se një i afërm i Myftiut është i përfshirë në çështje të fajdeve. BIK pohon se as Myftiu Naim Tërnava dhe asnjë anëtar i familjes së tij nuk kanë lidhje me këto pretendime.
Sipas tyre, qëllimi i kësaj fushate është dëmtimi i reputacionit të Tërnavës për shkak të përkushtimit të tij në shërbim të komunitetit. Kryesia u bën thirrje besimtarëve dhe publikut të mos bien pre e këtyre shpifjeve që synojnë të dëmtojnë figurën e Myftiut dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.
Deklarata përfundon duke shprehur besimin se këto përpjekje të pavërteta do të dështojnë.

Leave a Reply