Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti të hënën ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, dhe e uroi për detyrën e re.
Sipas një komunikate për shtyp, Bislimi i dha ambasadorit Blaj një përmbledhje mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të nivelit të kryenegociatorëve, i cili u mbajt në Bruksel më herët këtë muaj.
Gjatë takimit, Bislimi theksoi sërish rolin destruktiv të Serbisë në proces, duke përmendur tërheqjen e saj nga Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit, si dhe bllokimin e formimit të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur me dhunë.
Diskutimi përfshiu gjithashtu integrimin evropian të Kosovës.
“Zëvendëskryeministri falënderoi Slloveninë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në këtë rrugë, duke theksuar se vendi ynë vazhdon të ketë synim kryesor marrjen e statusit të vendit kandidat”, thuhet në komunikatë./teve1.info/

Leave a Reply