Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi, ka shprehur besimin se Kosova është gati të fitojë statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian, duke përparuar më tej në procesin e integrimit evropian.
Gjatë një darke informale me ministrat e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, Bislimi ka nënvizuar rëndësinë e dialogut për çështjet rajonale, sigurinë dhe zgjerimin e BE-së. Ai ka deklaruar se progresi i Kosovës në katër vitet e fundit dëshmon gatishmërinë e vendit për këtë hap të rëndësishëm.
Gjithashtu, Bislimi ka theksuar se përparimi i Kosovës drejt BE-së është një reagim ndaj kërcënimeve të sigurisë dhe rreziqeve që vijnë nga ndërhyrjet e jashtme dhe tensionet me fqinjët veriorë. Ai ka shprehur mirënjohjen për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, dhe Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, për mundësinë e diskutimit të çështjeve me interes të përbashkët për rajonin dhe Evropën.

Leave a Reply