Bizneset përballen me sfida nga tregu i lirë, thotë Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësimin për vështirësitë që po përjetojnë bizneset pas detyrimit për të kaluar në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Sipas Rafunës, ky ndryshim i kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë më 1 qershor, ka vënë bizneset përballë kostove të rritura. Ai theksoi se shumë prej këtyre bizneseve nuk ishin të përgatitura për këtë kalim.

Disa prej tyre, që kishin nisur projekte të zgjerimit, janë detyruar t’i pezullojnë për të investuar në alternativa si panelet solare dhe bateritë. Ndërkohë, Rafuna nënvizoi se Oda Ekonomike e Kosovës nuk është kundër konceptit të tregut të lirë, por kritikon mënyrën e zbatimit të tij, që sipas tij ka sjellë këto probleme për bizneset.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *